Albpetrol nxjerr në ankand 100 mijë tonë naftë bruto

Albpetrol nxjerr në ankand 100 mijë tonë naftë bruto

Kompania shtetërore “Albpetrol” sha ka shpallur ankandin e hapur për shitjen e 100,971 tonëve naftë bruto.Sipas njoftimit, ankandi do të mbahet më 8 gusht 2025, ora 11:00, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.Procesi i shitjes do të kryhet përmes formulës së miratuar, ku çmimi minimal për njësi është 77.45% i çmimit ndërkombëtar Brent + K, ndërsa në pikat e lëvrimit çmimi llogaritet 77.45% e çmimit Brent – 4.04 USD/bbl + K, duke mbuluar kostot e transportit dhe magazinimit. Diferenca “K” mbetet ofertë e lirë nga pjesëmarrësit dhe do të përcaktojë fituesin e ankandit.Nafta që do të dalë në treg ndodhet në disa pika magazinimi të Albpetrol, përfshirë Usojë, Visokë, Gorisht, Zharrëz, Kuçovë dhe Amonicë, ndërsa afati i evadimit është 12 muaj nga nisja...