Albin Kurti synon konstituimin e legjislaturës së nëntë para fundit të korrikut

Albin Kurti synon konstituimin e legjislaturës së nëntë para fundit të korrikut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të bëjë të pamundurën që legjislatura e nëntë të konstituohet para javës së fundit të korrikut, përpara përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.Pas një takimi që zgjati mbi dy orë me presidenten Vjosa Osmani, Kurti tha se angazhimi i tij do të jetë i përqendruar në bashkëpunim, konsultime intensive dhe arritjen e një kompromisi me partitë politike për tejkalimin e ngërçit në Kuvend dhe formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.“Në dritën e...
Burimi: Diasporashqiptare.al