Albin Kurti shkarkon nga detyra zv.ministrin Arbër Vokrri, zbulohet arsyeja

Albin Kurti shkarkon nga detyra zv.ministrin Arbër Vokrri, zbulohet arsyeja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke iu referuar me emër Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorit Aivo Orav, me veprime të tyre, kanë nxitur trazira në Veri të vendit. “Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”. Kjo ishte deklarata e Albin Kurtit, që ka reaguar menjëherë pas fjalëve të zv.ministrit.
Burimi: Sot.com.al