Albin Kurti: Kush do të shmangë zgjedhjet, të mbështesë Sejdiun si President
Kosova E Enjte, 3 Shtator 2026 16:01 Vendimin e 6 deputetëve të LDK-së që kundërshtojnë marrëveshjen për presidentin, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e cilëson si goditje të rëndë, ndonëse ai këmbëngul se pakti politik vazhdon të jetë i vlefshëm. “Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin”,-tha Kurti. Kurti theksoi për Ekonomia Online se nga marrëveshje politike me LDK-në ka dalë edhe një emër konkret si kandidat për president, duke refuzuar të shprehet nëse do të ketë ndonjë emër tjetër. “E ky është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja...
Burimi:
kohajone.com