Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Albin Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës (Dokumenti)
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kreut aktual të Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me kabinetin qeveritar. Në letre thuhet se Kurti dha dorëheqjen me ministrat për të bërë betimin si deputetë të Kuvendit. Letra e plotë: I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisjes sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KOZ me datë 27 mars 2025, dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar. Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së...