AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

Kompania AlbaScan e vëllezërve Elton dhe Elision Jorgjis e përfshirë në një nga skandalet më të rënda të sigurisë në burgjet shqiptare, ka siguruar kontratën e radhës nga buxheti i shtetit. Bashkë me “Laviva Technologies” shpk, kjo kompani ka fituar tenderin e Gardës së Republikës për furnizimin me pajisje komunikimi dhe elektronike, me një vlerë prej 38,312,200 lekësh pa TVSH, ose 94.48% të fondit limit të parashikuar prej 40,550,000 lekësh. Tenderi është zhvilluar nëpërmjet një procedure të kufizuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me mungesë transparence për publikun dhe në dukje pa konkurrencë. Në garë ishte futur fillimisht edhe kompania “AES Communication” shpk, e cila u kualifikua...
Burimi: Gijotina.com