Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Albania e Kaukazit?! – “Ideja se shqiptarët e Ballkanit janë Albanët e Kaukazit është shpërndarë nga disa ‘historianë’ sharlatanë serbë e rusë..”
Daut Dauti Albania Një profesor gjerman i historisë së luftërave në Evropën Qendrore, një herë më pat thënë se ‘ju shqiptarët e keni prejardhjen nga Kaukazi, apo jo?’ Ideja se shqiptarët e Ballkanit janë Albanët e Kaukazit është shpërndarë nga disa ‘historianë’ sharlatanë serbë e rusë. Qëllimi ka qenë që të plasohet e ‘vërteta’ se shqiptarët e Ballkanit kanë ardhur vonë në këtë rajon, pas dyndjeve sllave. Me këtë është tentuar të zhvlerësohet autoktonia dhe e drejta historike e shqiptarëve. Albania e Kaukazit është temë interesante. Në realitet termi ‘Albania’ është përdorur për këtë rajon të Kaukazit ndoshta 10 shekuj më herët se ‘Albania’ për Shqipërinë e Ballkanit. Me këtë emër e ka përmendur Strabo, Siriusi, Plini, Dionisiusi i Halikarnasit e ndoshta edhe ndonjë tjetër...