Alarmohet Parisi! Policia evakuon disa ndërtesa pas kërcënimit për bombë në një gjykatë

Alarmohet Parisi! Policia evakuon disa ndërtesa pas kërcënimit për bombë në një gjykatë

Gjykata e re e Parisit u evakuua sot pas një kërcënimi për bombë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Kompleksi i ndërtesave që dominon periferitë veriore të kryeqytetit francez u evakuua pasi u raportua një kërcënim me bombë në katin e parë. Forcat policore kanë rrethuar zonën dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ditët e fundit ka pasur trazira në disa burgje në Francë, pasi ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe zjarrvënie automjetesh. Informacioni i parë për bombën erdhi nga Le Journal du Dimanche. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv