Alarmi për cunam në Japoni, autoritetet evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës

Alarmi për cunam në Japoni, autoritetet evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës

Pas alarmit për cunam në Japoni, si pasojë e tërmetit 8.8 Rihter që goditi që goditi lindjen e largët të Rusisë, në Gadishullin Kamchatka, Japonia ka evakuuar centralin bërthamor të Fukushimës. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Kompania e Energjisë Elektrike të Tokios tha se masa për evakuim është ndërmarrë “për të garantuar siguri absolute”. Në deklaratën e kompanisë thuhet: “Ne kemi konfirmuar se i gjithë personeli në centralet bërthamore Fukushima Daiichi dhe Fukushima Daini është evakuuar në vende më të larta dhe nuk është raportuar për të lënduar deri në këtë orë. Ne...