Alarmi për cunam në Japoni, Ambasada e Shqipërisë në Tokio mesazh për shqiptarët: Respektoni udhëzimet e autoriteteve lokale

Alarmi për cunam në Japoni, Ambasada e Shqipërisë në Tokio mesazh për shqiptarët: Respektoni udhëzimet e autoriteteve lokale

Ambasada e Shqipërisë në Tokio, përmes një postimi në rrjetin zyrtar në Facebook, ka përcjell një mesazh me rëndësi për  të gjithë shqiptarët që ndodhen në Japoni, lidhur me alarmin për cunam që është lëshuar në vend pas tërmetit. Amabasada shqiptare u bën thirrje shqiptarëve të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale. “Në vijim të paralajmërimeve të autoriteteve japoneze për tsunami në disa rajone të vendit, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në njoftim....