ALARMI NGA DRAGONE: NATO PËRGATITET PËR ÇDO SKENAR ME RUSINE, NENI 5 BEHET I KUQ

ALARMI NGA DRAGONE: NATO PËRGATITET PËR ÇDO SKENAR ME RUSINE, NENI 5 BEHET I KUQ

NATO është e gatshme të mbrojë “çdo centimetër” të territorit të saj përballë kërcënimeve nga Rusia. Kreu i Komitetit Ushtarak të Aleancës, admirali Giuseppe Cavo Dragone, deklaroi se, edhe pse Neni 5 nuk është aktivizuar, situata e sigurisë nuk mund të konsiderohet plotësisht paqësore. Në një intervistë për “Tgcom24”, ai përmendi shkeljet e hapësirës ajrore, incidentet me dronë dhe aktivitetet hibride si përpjekje për të testuar vendosmërinë e aleatëve. Cavo Dragone veçoi edhe propagandën ruse, duke e cilësuar si një kërcënim që synon të ndikojë proceset demokratike dhe të përçajë vendet perëndimore. Aleanca thotë se është e përgatitur për çdo skenar, ndërsa kërkon forcimin e infrastrukturës kritike, rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe reagim më të shpejtë ndaj kërcënimeve hibride. Sa i përket inteligjencës artificiale, admirali...