Alarmi i murtajës në Siberi, Presidenti Trump: Do e ndihmojmë Rusinë që ta kalojë këtë situatë

Alarmi i murtajës në Siberi, Presidenti Trump: Do e ndihmojmë Rusinë që ta kalojë këtë situatë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Rusinë pas rastit të një punonjëseje laboratorike që humbi jetën në një institut kërkimor kundër murtajës në Siberi. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, teksa po nisej për në Nebraska, Trump e përshkroi situatën si një problem serioz për Rusinë. “Është një sëmundje e rëndë”, tha Trump, duke shtuar se SHBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Moskën. “Ne do të ndihmojmë. Kushdo që ka një problem të tillë, ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë”, u shpreh presidenti amerikan. Rasti në fjalë ka shkaktuar shqetësim publik në Rusi, pasi një punonjëse e Institutit Kërkimor Kundër Murtajës në Irkutsk, në Siberi, u sëmur dhe më...