Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu
Autoritetet shëndetësore franceze raportuan të enjten rastin e parë të virusit Shamonda te njeriu, pasi një pacient humbi jetën në fillim të tetorit Ministria e Shëndetësisë e Francës tha se autoritetet raportuan një infeksion me virusin Shamonda te një pacient me “mungesë të rëndë imunitare”, i cili po merrte trajtim për një sëmundje të rëndë në Hospices Civils de Lyon në qytetin e tretë më të madh të vendit. Ata thanë se pacienti ndërroi jetë në fillim të tetorit dhe se hetimet klinike, biologjike dhe epidemiologjike janë duke vazhduar. “Virusi Shamonda më parë ishte konsideruar si jo i transmetueshëm te njerëzit. Prandaj, infeksioni te ky pacient përbën zbulimin e parë të dokumentuar dhe të raportuar të virusit te një njeri“, tha ministria në një deklaratë....
Burimi:
javanews.al