Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Alarm për pijet energjike, mjekja: Fëmijë 6 vjeç në urgjencë me tension të lartë
👁11642
Numila Kuneshka, shefe e Kardiologjisë Pediatrike në QSUNT, ngriti alarmin në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, mbi rritjen e konsumit të pijeve energjike tek fëmijët dhe adoleshentët. Ajo tha se është shqetësuese që në vendin tonë konsumimi i pijeve energjike shihet që tek fëmijët e moshës 6-vjeçare. Mjekja tha një kanoçe me pije energjike është e barabartë me tre kafe, ose dy ekspres, që do të thotë se sasia e kafeinës në pijet energjike është tejet e lartë. Sipas saj sasia e lartë e kafeinës, jep shqetësime kardiovaskulare, rrahje të shpejta të zemrës, të cilat kalojnë deri në...