Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi dhunën dhe pengimin e punës së gazetarëve gjatë protestave të studentëve dhe të rinjve në Tiranë. Sipas të dhënave të organizatës, gjatë periudhës 13–24 tetor 2026 janë dokumentuar 50 incidente ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, nga të cilat 40 raste, ose 80% e totalit, lidhen drejtpërdrejt me Policinë e Shtetit. Një nga gjetjet më të rënda të raportit është se pesë gazetarë dhe punonjës të medias janë goditur me plumba gome nga policia gjatë ushtrimit të detyrës. Incidentet e dokumentuara përfshijnë dhunë fizike, kërcënime, pengim të raportimit, dëmtim të pajisjeve profesionale, përdorim të sprajit me piper, si dhe sulme verbale ndaj gazetarëve dhe mediave. Mes rasteve të evidentuara janë edhe ato të...