Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës

Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës

Policia e Tiranës ka marrë një njoftim për bombë pra pak minutash në një hotel në qendër të Tiranës. Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se ka qenë një telefonatë anonime e cila ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit, pasi është njoftuar se ka një bombë në parkingun nëntokësor të hotelit. Aktualisht policia ka rrethuar zonën dhe po kryen verifikime në terren.  
Burimi: Vizionplus.tv