Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët
Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit nga godina. Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri. “Një kërcënim me bombë. Nuk e dimë se çka po ndodh, na kërkuan me dalë,” tha Tahiri, teksa largohej nga objekti i Kuvendit. Autoritetet e rendit kanë rrethuar zonën dhe pritet të kryejnë kontrolle të imtësishme për të verifikuar situatën. Deri tani nuk ka detaje zyrtare mbi natyrën e kërcënimit apo nëse është gjetur ndonjë mjet i dyshimtë. Policia e Kosovës...