Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Alarm për bombë në Durrës, forca të shumta policie rrethojnë zonën
Alarm për bombë pranë Velierës në Durrës. Forca të shumta policie kanë rrethuar rrugën Egnatia, sheshin përgjatë Velierës dhe bulevardin Epidamn në qytetin e Durrësit. Mësohet se disa mjete të policisë janë vendosur përgjatë këtyre segmenteve, ndërsa këto zona janë rrethuar me shiritin e sigurisë. Sipas burimeve jozyrtare dyshohet për një sasi eksplozivi, i cili është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilët janë në pritje të ekipeve të ekspertëve antieksploziv nga Tirana.