Alarm në Rusi, OBSH kërkon sqarime për vdekjen e punonjësit të institutit të murtajës

Alarm në Rusi, OBSH kërkon sqarime për vdekjen e punonjësit të institutit të murtajës

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Rusisë më shumë informacion për vdekjen e një punonjësi të një instituti kërkimor në Siberi. Instituti është i specializuar në studimin e murtajës dhe sëmundjeve të tjera infektive. Reuters raporton se OBSH ka kërkuar të dhëna shtesë për shkakun e vdekjes, ndërsa autoritetet ruse kanë deklaruar se kanë ndarë informacionin që dispononin dhe kanë akuzuar disa media për përhapje të informacionit të rremë. Rasti ka tërhequr vëmendjen për shkak të natyrës së institutit dhe faktit se bëhet fjalë për një qendër kërkimore që merret me sëmundje infektive.