Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Alarm në Poloni pas sulmit rus pranë kufirit, ngrihen avionët luftarakë
👁6073
Ushtria polake njoftoi sot se kishte ngritur në ajër avionë luftarakë për shkak të një sulmi “intensiv” rus në Ukrainën perëndimore. “Për shkak të sulmit intensiv ajror të Federatës Ruse kundër territorit të Ukrainës, avionët polakë dhe aleatë filluan të operonin në hapësirën ajrore polake në mëngjes”, shkroi shtabi i përgjithshëm i ushtrisë polake në një letër drejtuar shtypit. “Avionët luftarakë u ngritën në çifte dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar u vunë në gatishmëri të lartë”, shtoi ai. Një mobilizim i tillë është i zakonshëm kur raketat ose dronët rusë godasin zona në Ukrainën perëndimore,...