Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Autoritetet finlandeze kanë nisur një hetim të gjerë pas zbulimit të një serie vjedhjesh me thyerje dhe përpjekjesh për ndërhyrje në banasat e disa prej anëtarëve të parlamentit. Kryetari i parlamentit, Jussi Halla-aho, konfirmoi në një konferencë për shtyp se bëhet fjalë për një numër “të konsiderueshëm” rastesh, të cilat megjithatë kanë ndodhur përgjatë një periudhe më të gjatë kohore, duke datuar që prej rreth një viti më parë. Faza fillestare e hetimeve paraprake i është besuar Policisë së Helsinkit, ndërkohë që të gjithë deputetët janë ftuar të tregojnë vigjilencë të lartë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e cilësoi ngjarjen si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve. “Një sulm kundër një anëtari të parlamentit është një sulm kundër...