Burimi:
Syri.net

Alarm në Arktik, shkrirja e akullnajave formon 35 ishuj të rinj
👁5040
Një studim i fundit ndërkombëtar, i publikuar në revistën shkencore Nature, ka zbuluar një fenomen shqetësues në Arktik: si pasojë e shkrirjes së akullnajave, janë formuar 35 ishuj të rinj dhe mbi 2,500 kilometra vijë bregdetare e re në dy dekadat e para të shekullit XXI. Studiuesit analizuan pamje satelitore të më shumë se 1,700 akullnajave në rajone si Groenlanda, Alaska, Arktiku Kanadez, Rusia, Islanda dhe Svalbard. Rezultatet tregojnë se rreth 85% e akullnajave që derdhen në det janë tërhequr ndjeshëm, duke krijuar tokë dhe bregdet të ri çdo vit. Vetëm në periudhën 2000–2020, janë shtuar mesatarisht 123 kilometra vijë...