Alarm në Amerikë! Bie rrjeti sekret i sigurisë kombëtare, frikë nga një “blackout” global

Alarm në Amerikë! Bie rrjeti sekret i sigurisë kombëtare, frikë nga një “blackout” global

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) po përballet me probleme teknike, pasi rrjeti i saj i brendshëm, i përdorur për shkëmbimin e informacioneve tepër sekrete, ka dalë jashtë funksionit. Sipas CNN, që citon gjashtë burime të njohura me situatën, ndërprerja ka prekur rrjetin e njohur si “NSA Net”, përmes të cilit punonjësit e agjencisë komunikojnë dhe shkëmbejnë të dhëna të klasifikuara. Shkaqet e defektit mbeten ende të paqarta, ndërsa deri tani nuk ka prova që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik. Për të menaxhuar situatën, drejtuesit e agjencisë kanë vendosur një organizim të përkohshëm të punës, duke u kërkuar punonjësve të paraqiten në orare të ndryshme, ndërkohë që po vlerësohet shkalla e problemit. Incidenti vjen në një periudhë kur Shtetet e Bashkuara janë...