Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Alarm evakuimi edhe në Konispol, shumë shtëpi rrezikohen nga zjarri
Në fshatin Markat të Konispolit ka nisur evakuimi i banorëve pas shfaqjes së një vatre zjarri. Raportohet se zjarri ka djegur deri tani një banesë. Ndërsa shumë të tjera rrezikohen gjithashtu nga flakët. Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Kështu që flakët po luftohen me mjete të tjera rrethanore. Ndërkohë, po pritet edhe ndërhyrje nga ajri përmes helikopterit të ushtrisë.