ALAJBEGOVIÇ DHE BOGA NDESHKOJNE NAPOLIN, JUVENTUS BEN KTHESE NE SFIDEN E MADHE TE SERIE A

ALAJBEGOVIÇ DHE BOGA NDESHKOJNE NAPOLIN, JUVENTUS BEN KTHESE NE SFIDEN E MADHE TE SERIE A

Juventusi është fituesi i supersfidës të së dielës me Napolin në Serie A. Në Allianz Stadium, Zonja e Vjetër iu imponua skuadrës së Massimiliano Allegrit me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.Pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola, por të dyja skuadrat patën shanset e tyre për shënim. Nga njëra anë, Napoli pati një shans të shkëlqyer me Lucca por Vicario e ndali gjuajtjen e tij. Në krahun tjetër, te Juventusi mundësinë më të mirë e pati Cabal i cili ishte i pafat pasi topi i gjuajtur prej tij u përplas në shtyllë.Pjesa e dytë nisi me të dyja skuadrat që luanin me një ritëm të lartë me sulme nga njëra anë në tjetrën, ndërkohë që Spalletti hodhi në fushën...