Al-Nassr nuk di të ndalet, ofertë zyrtare 70 milionë euro për yllin e Premier League

Al-Nassr nuk di të ndalet, ofertë zyrtare 70 milionë euro për yllin e Premier League

3 Gusht 2025 17:29 Telesport Pas transferimit të Joao Felix, për të cilian paguan 30 milionë euro direkt dhe 20 milionë euro të tjera do paguhen në formë bonusesh, Al-Nassr ka dërguar ofertë zyrtare për një tjetër emër të njohur. Objektivi i radhës i klubit saudit është Darwin Nunez. Oferta e tyre për sulmuesin amerikano-latin është plot 70 milionë euro, shifër e vendosur nga Liverpool për kartonin e tij. Al-Nassr e sheh uruguianin si një përforcim ideal për sulmin e tyre dhe mbi të gjitha për projektin ambicioz që kanë, ku synojnë të fitojnë trofetë kryesor për sezonin e ri....