Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Akuzoi kolegët se i vodhën votat, kandidati i PD: Kërkoj rinumërimin e të gjithë qarkut Durrës, KAS me dy standarde
Kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u shpreh sot nga salla e pallatit “Farie Hoti” ku po rinumërohet pjesërisht me vendim të KAS, se procesi ka treguar se ka transferim të votave të kandidatëve brenda partisë dhe ai po mban shënim çdo rast. Kalaja që ndodhet 1 mijë vota larg mandatit që ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja, shprehet se votat e tij janë transferuar nga numërimi i parë dhe kjo provohet nga rinumërimi i deritanishëm. Ai sqaroi në një intervistë për Report Tv se ka kërkuar në KAS rinumërim të të gjithë qarkut...