Akuzoi 5 anëtarë të PS-së për blerje votash/Procedohet kandidati i PD-së në Lezhë

Akuzoi 5 anëtarë të PS-së për blerje votash/Procedohet kandidati i PD-së në Lezhë

Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë, Gjin Gjonin, kandidat i Partisë Demokratike në Lezhë. Përmes një njoftimi zyrtar, uniformat blu bëjnë me dije se 55-vjeçari akuzohet se ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L.,...
Burimi: Opinion.al