Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Një 31-vjeçare është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një automjet nga vendparkimi i një hoteli në lagjen nr. 1. Policia njofton se ajo u ndalua rreth 30 minuta pas vjedhjes, pranë tunelit të Skërficës, duke drejtuar automjetin e denoncuar. Sipas njoftimit të Policisë, hetimet nisën menjëherë pas kallëzimit të pronarit të automjetit, shtetasit A. M., i cili e kishte lënë makinën në parkimin e hotelit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë identifikuan si autore të dyshuar shtetasen E. S., 31 vjeçe, banuese në Sarandë. Pas veprimeve hetimore dhe kërkimeve në terren, shërbimet e Policisë e lokalizuan dhe e ndaluan në afërsi të tunelit të Skërficës. Policia bën të ditur se 31-vjeçarja dyshohet t’i ketë hequr targat automjetit dhe t’i...
Burimi:
shkodraweb.com