Akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes Xhuana Nikollin, burg për Eraldo Fizin, dëshmia: E dhunova vetëm një herë, 1 ditë para…
xhuana nikolli-eraldo fizi TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares e cila i dha fund jetës pas dyshimeve për dhunë nga ish-partneri. Fizi u paraqit sot para gjykatës, ku u njoh me masën e sigurisë të caktuar ndaj tij. Sipas burimeve, Fizi e ka pranuar se ka ushtruar dhunë vetëm në një rast ndaj Xhuana Nikollit, një ditë para ngjarjes dhe jo sistematikisht. Ai ka rrëfyer versionin e tij se konfliktet mes tyre kishin ndodhur për shkak të xhelozisë, por sipas tij, ishin në tentativa për t'u pajtuar. Eraldo Fizi u arrestua dy ditë më parë pas më shumë se 6 muajsh në arrati, pasi ishte shpallur në kërkim që në mars...
Burimi:
zeri.ai