Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 59-vjeçari në Maliq
👁14501
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Maliqit. Sipas uniformave blu mësohet se një 59-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 59 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare, ndaj tij rëndon dyshimi se ka kryer ngacmim seksual ndaj një 12-vjeçareje”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.