Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Akuzohet se kultivoi 1000 fidanë kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Fier
👁9609
Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit “Koordinata” kundër kultivimit të bimëve narkotike. Policia ka ndërhyrë në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, ku fidanët ishin mbjellë dhe po kultivoheshin në mënyrë të fshehtë. Pas zbulimit, bimët narkotike janë asgjësuar përmes djegies në vendngjarje. Në përfundim të veprimeve hetimore është arrestuar autori i dyshuar, një 63-vjeçar me inicialet A. M., banor i zonës. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se ishte përgjegjës për kultivimin e fidanëve. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse në këtë veprimtari janë përfshirë edhe persona të...