Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Akuzohet se dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari në Cërrik
Policia e Cërrikut ka arrestuar mbrëmjen e sotme Kastriot Omerin, 55 vjeç, banues në lagjen Malasej, pas një denoncimi për dhunë në familje. Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Anita Toska, 51 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës, në lagjen numër 2 të qytetit. Gazetari i RTSH-24 raporton se, sipas burimeve jo zyrtare, dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta. Menjëherë pas denoncimit, autoritetet kanë lëshuar një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas. Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet...