Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, ja çfarë deklaroi Flodian Plaku para togave të zeza
I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Flodian Plakun i njohur dhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani. 42 vjeçari u arrestua pak ditë më parë nga forcat Operacionale në Orikum. Plaku para gjykatës: Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam perdorur një golf para 10 ditësh prandaj erdhi policia tek unë. Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti i cili kërkoi një masë më të butë sigurie por që u refuzua.