Akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraivës i refuzohet sërish kërkesa për lirim

Akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraivës i refuzohet sërish kërkesa për lirim

Gjykata e Lezhës ka refuzuar sërish kërkesën për lirim të portugezit Ruben Saraiva, i cili është dërguar për gjykim si i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin. Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte nën masa të rrepta sigurie. Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, gjyqtari lirim Bulica vendosi që Saraiva të vijojë të qëndrojë në burg. Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv