Akuzohet për vrasje e grup të strukturuar kriminal, Gjykata lë në burg Denis Bajrin

Akuzohet për vrasje e grup të strukturuar kriminal, Gjykata lë në burg Denis Bajrin

Denis Bajri i njohur edhe me mbiemrin Brajoviq, i shumëkërkuari nga SPAK, që u ekstradua të mërkurën nga Dubai u la në burg nga Gjykata e Posaçme këtë të premte. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Bajri u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi ishte shpallur në kërkim në megaoperacionin “Metamorfoza”, për eliminimin e Gjin Boriçit në Vau Dejës më 9 gusht 2020. Vrasje ishte porositur nga Ervis Martinaj sepse po e konkurronte në fushën e lojërave të fatit. Në përgjime,...