Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Akuzohen se dogjën me benzinë Menduh Kurtdedjan, Gjykata e Apelit prish vendimin për Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka prishur vendimin e shkallës së parë për Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar me 22 vite burg. I biri i saj, i cili është në kërkim, ishte dënuar me 25 vite, ndërsa Gazmir Ngota me 22 vite heqje lirie. Ata akuzohen për kryerjen e masakrës së vitit 2017, ku viktima Menduh Kurtdedja u dhunua dhe u vra duke u djegur me benzinë. Vendimi u prish pasi gjykata e shkallës së parë kishte rrëzuar akuzat ndaj të dyshuarve në mënyrë të gabuar. Çështja do të rigjykohet në shkallën e parë me një trupë të re...