Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Akuzat në Bruksel janë të pafalshme’, Petro Koçi: Sali Berisha është Dick Marty shqiptar, tenton të na njollosë
👁11192
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një vizite në Bruksel ka deklaruar se Shqipëria kontrollohet nga banda dhe kartele droge, të cilat sipas tij pengojnë rotacionin politik në vend. Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të forta, përfshirë edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili në seancën e Kuvendit e krahasoi Berishën me ish-senatorin zviceran Dick Marty, i njohur për akuzat ndaj UÇK-së. “Nuk ka vdekur Dick Marty, është ringjallur dje në Bruksel për të akuzuar jo UÇK-në këtë herë, por Shqipërinë. I njëjti stil, i njëjti shpifës. Ai quajti Shqipërinë vend kartelesh, portesh dhe aeroportesh...