Burimi:
Javanews.al

Akuzat e opozitës italiane ndaj Melonit, reagon Brukseli: Emigrantët në Shqipëri, në përputhje me ligjin e BE
👁2763
Brukseli e ka konsideruar në përputhje me ligjin e Bashkimit Europian dërgimin në Shqipëri të 40 emigrantëve që do të presin në qendrën e Gjadrit, deri në riatdhesimin e tyre. Eurodeputetja e Partisë Demokratike Italiane Cecilia Strada, në opozitë, i kërkoi shpjegime Brukselit për arsyen e prangosjes së emigrantëve gjatë zbritjes në Shqipëri, por një zëdhënës i BE-së deklaroi se zhvillimet janë duke u verifikuar. “Jemi në dijeni të zhvillimeve të fundit në lidhje me dekretin që rregullon CPR-të në Shqipëri dhe, sipas informacioneve tona, ligji kombëtar italian do të zbatohet për qendrat, siç ka ndodhur deri më tani për azilin. Në...