Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Akuza me thashetheme, fletë-rrufe dhe letra anonime”/ Veliaj reagon nga burgu: 7 pyetjet që SPAK duhet t’u përgjigjet, do vazhdoj të luftoj për Tiranën
Kryetari i Bashkisë Tiranë, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, mohon sërish akuzat që rëndojnë ndaj tij. Veliaj e nis me përshkrimin e momentit kur agjentët e BKH-së i shkuan në qeli për t’i komunikuar akuzat, që me ironi i krahason me akuzat gjatë sistemit komunist, ku të përndjekurit politikë dënoheshin për ‘agjitacion e propagandë’. “Uroj të jeni mirë të gjithë, e teksa përgatiteni të shkoni për pushime me familjet tuaja, ju lus të më kushtoni pak minuta, si përgjigje për letrat tuaja të shumta, pas 6 muajsh burg paradhënie në Durrës.Javën e kaluar, pesë agjentë të BKH-së...