“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…

“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…

Një ditë pas miratimit në Parlamentin Europian, Report Tv ka siguruar rezolutën për Shqipërinë në të cilën shprehen shqetësimet lidhur me Ligjin e Zonave të Mbrojtura dhe Ligjin e Investimeve Strategjike. Në të, kërkohet ndryshimi i ndërhyrjeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura që lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike brenda zonave. “Shpreh keqardhje të thellë për faktin se Ligji i Shqipërisë i vitit 2015 për Investimet Strategjike është zgjatur, duke pasur parasysh dispozitat e tij që mundësojnë procedura të përshpejtuara të dhënies së lejeve dhe reduktojnë kontrollin mjedisor, gjë që rrezikon të ndikojë negativisht në zonat e mbrojtura dhe zona të tjera ekologjikisht të ndjeshme; kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin...