Zjarri në Priskën e Madhe merr përmasa të mëdha, një shtëpi e djegur dhe familje të evakuuara
Zjarri që prej ditësh vijon të jetë aktiv në zonën e Priskës së Madhe ka marrë përmasa më të mëdha dhe është përhapur edhe në drejtim të Lundrës, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe pronat e tyre. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe ullishte, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të përhapjes së vatrave. Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça, raporton se është djegur edhe një shtepi e pabanuar, ndërsa tre familje janë evakuar për arsye sigurie. Sipas banorëve të zonës, dhjetëra bagëti kanë mbetur të bllokuara në zonat pyjore të përfshira nga flakët dhe dyshohet se një pjesë e tyre mund të kenë ngordhur. Përballë përhapjes së zjarrit, ndërhyrja po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Dy helikopterë...
Burimi:
sot.com.al