Zjarri në Lundër/ Zjarrfikësit e Elbasanit i bashkohen operacionit për shuarjen e flakëve

Zjarri në Lundër/ Zjarrfikësit e Elbasanit i bashkohen operacionit për shuarjen e flakëve

Forcat zjarrfikëse të Elbasanit janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Lundrës, në Bashkinë Tiranë, duke iu bashkuar forcave të tjera zjarrfikëse në terren. Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia Elbasan përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare, ku theksohet se stacioni i zjarrfikësve të Elbasanit ndodhet në këto momente në terren, në mbështetje të operacionit për përballimin e situatës. Sipas bashkisë, situata paraqitet e vështirë, pasi flakët janë përhapur në afërsi të banesave, duke rritur rrezikun për pronat dhe sigurinë e banorëve. Për këtë arsye, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar në mbrojtje të banesave, ndërsa vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit. Në kushte të vështira, për shkak të temperaturave të larta,...