Zjarri në Krujë, arrestohet autori/ Lamallari: Do të përballet me pasojat, janë evakuuar banorët në afërsi të vatrës
Autori i zjarrit që rrezikon banesat në Krujë, është vënë në pranga, njofton ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. Ai thekson se autori do të përballet me pasojat ligjore për veprën penale. “Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale. Vijojmë të ndjekim nga afër betejën e vështirë me zjarrin në Krujë, që fatkeqësisht edhe kësaj radhe është shkaktuar nga dora e njeriut”, shprehet Lamallari. Sipas ministrit, pas kërkesës së pushtetit vendor, Policia e Shtetit ka marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre. “Çdo forcë është në terren dhe çdo mjet është...
Burimi:
sot.com.al