Zjarrfikësit ende në luftë me flakët në Llaman të Himarës, era favorizon përhapjen

Zjarrfikësit ende në luftë me flakët në Llaman të Himarës, era favorizon përhapjen

Zjarri vijon të jetë aktiv në zonën e Llamanit, mes Llamanit dhe Himarës, ku prej rreth dy orësh flakët po përhapen me shpejtësi. Përhapja e zjarrit po favorizohet nga era, duke vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse, të cilat vijojnë të jenë të angazhuara në terren për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa shkaqet e sakta do të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet kompetente. Nga zjarri aktualisht nuk ka rrezik per banesat.