Zjarr në një banesë në Pogradec, vihen nën kontroll flakët! Shkaktohen dëme të shumta materiale

Zjarr në një banesë në Pogradec, vihen nën kontroll flakët! Shkaktohen dëme të shumta materiale

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të mërkurë në një banesë në rrugën e Spitalit, përballë Poliklinikës së qytetit të Pogradecit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, MZSH të cilat po punojnë për fikjen e plotë të flakëve. Sipas informacioneve paraprake, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga familja që banon në këtë objekt. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se familja jeton në kushte të vështira ekonomike. Ndërkohë, grupet e shërbimit vijojnë punën për eliminimin e plotë të vatrës së zjarrit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në rënien e tij.