Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Një apartament në katin e 9-të të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, në një apartament në pronësi të shtetasit E. Sh. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe forcat e MZSH-së, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Zjarri është vënë nën kontroll dhe situata është normalizuar. Si pasojë e tymit, 6 persona janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje. Sipas autoriteteve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e ngjarjes, sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com