Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët pranë banesave dhe Teqesë
Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Përhapja e flakëve ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, pasi zjarri ndodhet pranë disa banesave. Rrezik potencial paraqet edhe afërsia me Teqenë e Kuzum Babasë, një objekt me rëndësi fetare dhe historike në qytet. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com