Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Sarandës për kthimin e pjesës së pasme të oborrit të gjimnazit “Hasan Tahsini” në parking publik. Zhupa e ka cilësuar këtë vendim një “skandal”, duke deklaruar se hapësira prej kohësh është kërkuar nga komuniteti, mësuesit dhe nxënësit për t’u shndërruar në ambiente sportive dhe rekreative për të rinjtë. Sipas saj, në vend që të investohet në ambiente të gjelbra dhe sportive për nxënësit, bashkia ka zgjedhur ta përdorë këtë hapësirë për parkim automjetesh. Deputetja demokrate theksoi se Saranda ka nevojë për parkingje publike, por ato duhet të ndërtohen në zona të planifikuara dhe jo duke cenuar hapësirat e shkollave. Zhupa i bëri thirrje Bashkisë Sarandë të tërhiqet nga ky projekt, duke kërkuar...