Zhupa: Cilësia e ujërave larës e dobët, qeveria nuk investon! Më problematike bashkitë e Sarandës, Vlorës, Durrësit…
Shqipëria radhitet e fundit në një raport të Agjencisë Europiane të Mjedisit, për cilësinë e ujërave larës. Sipas raportit, gati 19% e plazheve, liqeneve e lumenjve, janë me cilësi të shkëlqyer, 38% me cilësi të mirë, 23% mjaftueshëm, dhe po aq, 23% me cilësi të dobët. Sipas PD-së, kjo situatë vjen prej mungesës së investimeve nga qeveria dhe pushteti lokal. Deklarata e deputetes Ina Zhupa: Raporti i fundit i bërë nga Agjencia Europiane e Mjedisit dhe Komisioni Europian për cilësinë e ujërave larës, e kanë nxjerrë Shqipërinë në fund të këtij raporti. Është një alarm për cilësinë e ujrave tonë, të liqeneve, lumenjve dhe të deteve dhe është një rrezik për jetën e qytetarëve, për shëndetin e qytetarëve por edhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë. Kjo...
Burimi:
sot.com.al